Badmintonistja më e dekoruar bullgare, Petja Nedellçeva, hyri në Librin e Rekordeve Guinness, raporton “Sportal”. Nedellçeva u shpërblye për lojën më të gjatë në një ndeshje zyrtare - 154 goditje. Kjo ndodhi në një ndeshje dyshe për femra më 18 mars 2010 midis Nedellçeva dhe Anastasia Ruskih (Rusi) kundër femrave japoneze Shizuka Matsuo dhe Mami Naito në turneun "Swiss Open" në Bazel (Zvicër).
Petja Nedellçeva përfundoi karrierën e saj sportive para disa vitesh dhe aktualisht është kryetrajnere e kombëtares bullgare. Ajo mori pjesë në tre Olimpiadë verore - në Athinë 2004, në Pekin 2008 dhe në Londër 2012. Petja Nedellçeva fitoi Kupën Evropiane gjashtë herë.Valentina Georgieva fitoi medaljen e bronztë në finalen e traut në Kupën Botërore të Gjimnastikës Artistike në Kajro. Kajla Nemur nga Algjeria u bë kampione, dhe Kjun Bjoll Xho nga Koerja e Veriut fitoi medaljen e argjendtë. Për gjimnasten Valentina..
Turi grupor me biçikleta përgjatë rrugës turistike "Rruga e Detit të Zi", Black Sea Route Epic 2025, fillon sot, 26 prill. Një grup prej mbi 30 çiklistësh do të ngasin për dhjetë ditë përgjatë shtigjeve bregdetare pyjore, fushore, shkëmbore dhe..
Kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, hapi Kampionatin Botëror të Kalistenikës, i cili filloi sot, 25 prill, në Asics Arena të kryeqytetit dhe do të vazhdojë deri më 27 prill. Kalistenika është një sport që po gëzon popullaritet në rritje, në..
Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40..