Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Orehovo – ajri kristal i pastër dhe ngjyrat e vjeshtës në zemër të Rodopeve Perëndimore

E vendosur në pjesën perëndimore të malit Rodopa në komunën e qytetit Çepellare, fshati piktoresk Orehovo është ndër vendbanimet më të preferuar për t’u vizituar në malin Rodopa. Ndodhet 60 km në jugperëndim të qytetit Plovdiv dhe rreth 200 km nga Sofja. 

Vitet e fundit, në fshat po zhvillohet një turizëm ekologjik rural. Për vizitorët  ka në dispozicion më shumë se 10 shtëpi pritjeje. 

Nga fshati nisin shtigje të shumta për ecje malore në këtë pjesë të malit Rodopa. Ato çojnë në shpella, ujëvara, fenomenin shkëmbor Urat e Mrekullueshme, si dhe në mbi 20 kisha të vogla. Njëri prej tyre shkon deri në majën më të lartë të kësaj zone – Goljam Persenk (2191 m). 

Fshati Orehovo shquhet për ajrin e tij të pastër kristal, qetësinë dhe bukurinë malore që ofron për mysafirët e tij. 

Fshati aktual mendohet të jetë gati 450 vjeçar – për herë të parë është përmendur në burime nga viti 1576. Shkolla e parë bullgare u hap në fshat në vitin 1866.

Në fshatin Orehovo jetojnë 143 banorë, sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë nga fundi i vitit 2021. Jetesa kryesore e banorëve është mbarështimi i bagëtive, bletaria, si dhe mbledhja e frutave të pyllit, arrave. 


Tekst dhe foto: Rosica Petkova 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gëzuar Gjyshen Marta!

Sot të gjithë bullgarët në Bullgari dhe në mbarë botën përshëndesin njëri-tjetrin me festën e pranverës dhe i dhurojnë njëri-tjetrit martenica (verore) me urime për shëndet dhe mbarësi. Gjysha Marta (Baba Marta) tashmë ka fansa në shumë..

botuar më 23-03-01 7.44.PD

Bullgaria simpatizon dhe ndihmon

Bullgaria vajton dhe lutet me dhjetëra mijëra njerëzit që mbetën në rrugë dhe që humbën njerëzit e tyre të dashur pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri. Dhe ajo përpiqet të ndihmojë - aq sa mundet...

botuar më 23-02-10 11.24.PD

Bukuria e përjetshme e qëndismave bullgare

Qëndismat tona kombëtare janë një nga arritjet më të mëdha të kulturës tradicionale bullgare. Qëndisjet janë të vështirë për t’u kryer dhe përmbajnë simbole dhe kuptime të trashëguara që prej kohe. Gratë bullgare qëndisnin në rroba, mbulesa tavoline..

botuar më 23-01-20 4.07.MD