Tarifa e vendosur së fundmi për importin dhe tranzitin e gazit rus përmes Bullgarisë nuk do të ketë ndikim negativ për konsumatorët evropianë. Kjo do të ndikojë vetëm në fitimet e Gazpromit. Këtë ua premtuan ambasadorëve të vendeve të BE-së në takimin në Sofje kryeministri Nikollaj Denkov, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel, ministrat e financave dhe energjetikës Asen Vasilev dhe Rumen Radev.
“BE nuk duhet të jetë e varur nga gazi rus. Nuk duhet lejuar financimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës me paratë e taksapaguesve evropianë”, tha Denkov.
Para diplomatëve, kryeministri shprehu shpresën se në dhjetor, në mbledhjen e rregullt të Këshillit Evropian, do të merret vendimi i duhur për hyrjen e Bullgarisë në Shengen, nga e cila do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset bullgare dhe evropiane.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..