Tarifa e vendosur së fundmi për importin dhe tranzitin e gazit rus përmes Bullgarisë nuk do të ketë ndikim negativ për konsumatorët evropianë. Kjo do të ndikojë vetëm në fitimet e Gazpromit. Këtë ua premtuan ambasadorëve të vendeve të BE-së në takimin në Sofje kryeministri Nikollaj Denkov, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel, ministrat e financave dhe energjetikës Asen Vasilev dhe Rumen Radev.
“BE nuk duhet të jetë e varur nga gazi rus. Nuk duhet lejuar financimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës me paratë e taksapaguesve evropianë”, tha Denkov.
Para diplomatëve, kryeministri shprehu shpresën se në dhjetor, në mbledhjen e rregullt të Këshillit Evropian, do të merret vendimi i duhur për hyrjen e Bullgarisë në Shengen, nga e cila do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset bullgare dhe evropiane.Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..