Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 27 tetorin

Moti i ngrohtë i vjeshtës po vazhdon

Foto: BGNES

Gjatë natës retë do të çahen. Në orët e paradites në lugina do të formohen vranësira dhe do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11° dhe 16°, në Sofje rreth 12°. Ditën e premte vranësirat do të jenë kryesisht të larta, në orët e mbrëmjes në rajonet veriperëndimore do të shtohen dhe trashohen. Natën e së shtunës do të ketë reshje të dobëta shiu në disa vende. Do të fryjë erë mesatare, në veri të maleve dhe në Bullgarinë Juglindore, përkohësisht e fortë, me erë nga jug-jugperëndimi. Temperaturat e ditës do të rriten sërish dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 23° dhe 28°, në Sofje rreth 24°.

Vranësirat do të jenë të ndryshueshme në male. Në zonat më të larta do të fryjë erë mesatare e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 18°, në 2000 metra - rreth 11°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta dhe vende-vende mjegull. Në bregdetin jugor do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë 23°-25°. Temperatura e ujit të detit është 19°-21°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD