Filmi i Stefan Komandarev "Mësimet e Bllagës" fitoi çmimin e madh të jurisë në festivalin e Romës. Filmi, i cili është një bashkëprodhim i Bullgarisë dhe Gjermanisë, është edhe propozimi bullgar për “Oscar”. Filmat e Festivalit Kinematorafikë në romë vlerësohen nga një juri e përbërë nga profesionistë në fushën e kinemasë, kulturës dhe arteve. Kategoria në të cilën konkurron “Mësimet e Bllagës” është “Konkursi për kinemanë progresive – Vizionet e botës së të nesërmes”. Filmi bullgar fitoi në konkurrencë me 17 filma të tjerë nga vende të ndryshme. “Mësimet e Bllagës” tashmë u dallua me “Globin e Kristaltë” nga Festivali në Karllovi Vari. Në rolin kryesor është aktorja Eli Skorçeva, e cila i rikthehet kinemasë pas një pauze 30-vjeçare.
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..