Qeveria dhe Ministria e Brendshme po i shumëfishojnë përpjekjet e tyre kundër shitblerjes së votave për balotazhin e zgjedhjeve lokale të së dielës, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një fjalim me video. Ai vuri në dukje se një nga detyrat më të rëndësishme para kabinetit është që të sigurojë mbarëvajtjen e votimit, duke pasur parasysh numrin rekord të raportimeve për shkelje zgjedhore që nga fillimi i fushatës zgjedhore.
Sipas kryeministrit, më shumë se gjysma e 1125 sinjaleve janë për blerje votash. Këtë e dëshmojnë videot që janë shfaqur për praktika korruptive, të cilat tashmë janë duke u hetuar.
“Është fakt një tjetër hap kyç i qeverisë për të siguruar raportim të drejtë të rezultateve zgjedhore – vërtetimi i makinave të votimit, dhe raporti tashmë është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Nikollaj Denkov. Sipas tij, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mos përsëritur rezultatin fatkeq me gjysmë milioni vota të pavlefshme nga raundi i parë. Ndërkohë, KQZ bëri të ditur se në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore do të mund të votohet me makineri në 5900 seksione.
Kryeministri u zotua se kabineti do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar qytetarët se zgjedhja se kush do të qeverisë lokalitetin e tyre do ta vendosin banorët e tij dhe jo manipulimet elektorale. “Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke punuar jashtë orarit dhe në mobilizim të plotë për të kufizuar sa më shumë tregtimin e votave”, siguroi ai.Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është një nga ngjarjet më të mëdha të kukerëve në të gjithë vendin. Gjatë dy fundjavave në qytet do të..
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..