Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Pas mesnate do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull vende-vende në ultësira dhe lugina. Era do të vijojë të dobësohet, në shumë zona do të shuhet. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 7°.
Të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Dukshmëria do të vijojë të jetë e zvogëluar vende-vende në orët e paradites. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 19° dhe 24°, në Sofje rreth 20°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë mesatare, në majat më të larta erë e fortë nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 16°, në 2000 metra - rreth 9°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell përgjatë Detit të Zi. Në orët e paradites në disa zona dukshmëria do të jetë e zvogëluar. Do të fryjë erë e lehtë juglindore. Temperaturat maksimale do të jenë 18°-20°. Temperatura e ujit të detit është nga 10° pranë ishullit Shablla deri në 18° pranë qytetit Burgas.
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..