Çdo i katërti fëmijë në Bullgari jeton pa prindërit, sepse ata punojnë jashtë vendit. Këto të dhëna alarmante u paraqitën në Bruksel në konferencën "Pasojat sociale të lëvizshmërisë evropiane: fëmijët e lënë në shtëpi" nga eurodeputeti bullgar Petër Vitanov nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve.
Vitanov theksoi se aktualisht shkalla e papunësisë në Bullgari është vetëm rreth 5%, por paga e ulët bën që shumë familje bullgare të zgjedhin punën në Evropën Perëndimore. “Fëmijët që jetojnë pa prindërit janë më të cenueshëm dhe lehtë mund të përfshihen në forma të ndryshme shfrytëzimi dhe të bëhen viktima të dhunës”, theksoi eurodeputeti.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 18°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell. Do të zhvillohen vranësira pasdite mbi zonat malore. Vetëm në disa vende të izoluara do të ketë shi afatshkurtër...
Kryetari i ri i Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, Ivan Ivanov, kërkoi nga Këshilli i Ministrave të kryhet një kontroll në institucionin që i është besuar. Auditimi duhet të konstatojë nëse ka pasur shkelje në përdorimin e fondeve nga ana e..
Përvjetori i intronizimit të Patrikut bullgar Daniill u përkujtua në Manastirin e Rilës . Qindra besimtarë, klerikë dhe përfaqësues zyrtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në këtë vend të shenjtë për të nderuar përvjetorin e ngjitjes..
Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike,..
Gjithnjë e më pak bullgarë që jetojnë jashtë vendit i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e së dielës, ku mësohen gjuha dhe kultura bullgare, njoftoi për..
Dita para votimit të tretë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov, i paraqitur nga “Vëzrazhdane” dhe i motivuar me “dështimin e..