Veton që presidenti Rumen Radev vendosi për ndryshimet në Ligjin për Energjinë u hodh poshtë nga Kuvendi Popullor. Kjo ka ndodhur me votat e 133 deputetëve të GERB-SDS, PP-DB dhe DPS. Në mbështetje të vetos votuan vetëm 49 deputetë nga “Vëzrazhdane”, BSP dhe “Ka një popull të tillë”. Vetoja u vendos nga kreu i shtetit për shkak të mospajtimit të tij me vendosjen e liberalizimit të plotë të tregut të energjisë elektrike për konsumatorët vendas pa mekanizma të qartë se si do të kompensohen të varfrit energjetikë.
Sipas presidentit, modelet që ofrohen aktualisht nuk mbulojnë të gjitha grupet vulnerabël të popullsisë.
"Ka papërsosmëri në këtë ligj, të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë. Por zbatimi i tij është nga 1 korriku 2024. Kemi 8 muaj për të bërë ndryshimet e nevojshme", komentoi Dejan Dobrev nga GERB-SDS.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...