Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot i vranët me reshje

Foto: Ani Petrova

Gjatë natës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu vende-vende në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë mesatare nga jug-jugperëndimi dhe temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5° dhe 10°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 6°.

Të shtunën do të fryjë erë. Gjatë pjesës më të madhe të ditës do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe në shumë rajone do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të vazhdojnë të jenë të larta, kryesisht ndërmjet 14° dhe 19°, në Sofje - rreth 15°. Pas mesditës era do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi, më së voni në Bullgarinë Lindore, do të fillojë të depërtojë ajri i ftohtë. Në mbrëmje nga veriperëndimi vranësirat do të fillojnë të çahen dhe të zvogëlohen.

Në malet vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Do ë ketë reshje shiu mbi 1800 metra nga bora. Do të fryjë erë e forta, në pjesët më të larta dhe të ekspozuara – erë e stuhishme nga perëndimi-jugperëndimi, duke sjellë me vete edhe ajër të ftohtë.

Vranësirat përgjatë Detit të Zi do të jenë të ndryshueshme, shpeshherë të konsiderueshme, ndërsa pasdite do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare jugore, e cila deri në mbrëmje do të riorientohet nga perëndimi-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17° deri në 20°.  Temperatura e ujit të detit  është nga 11° në bregdetit verior deri në 18° në të jugor.

Të dielën moti nuk do të pësojë ndryshime të konsiderueshme.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD
Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD