Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreshmët e Krishtlindjes - 40 ditë pastrim shpirtëror para Lindjes së lavdishme të Krishtit

Foto: arkiv

Më 15 nëntor fillon kreshma e dytë më e gjatë në traditën tonë ortodokse, e cila përbën një përgatitje për kremtimin e Lindjes së Zotit Jezu Krisht.

Konsiderohet se, edhe pse zgjat 40 ditë, kreshma e Krishtlindjeve nuk është aq e rreptë sa kreshmët shumëditore që i paraprijnë Pashkëve dhe Fjetjes së Hyjlindëses Mari. Periudhës së gjatë të përmbajtjes nga ushqimi me origjinë shtazore i paraprin riti në të cilin gjithë familja mblidhet në një tryezë të pasur me gjella të llojllojshme ku të gjithë falen për të qetësuar mendjen dhe ndërgjegjen. Kjo ndodh në prag të Kreshmës, mbrëmjen e 14 nëntorit. Të gjitha këto veprime vjen për të përgatitur besimtarët për periudhën e gjatë të privimit shpirtëror dhe fizik, në të cilën udhëheqëse duhet të jenë fjalët e Shën Gjon Gojëmbli: “Dobia e kreshmës nuk duhet të të kufizojë vetëm në mosngrënjen e ushqimit të ndaluar, sepse kreshma e vërtetë është largimi nga të këqijat. Shmangni padrejtësinë. Falni fyerjen të afërmit. Thjeshtoni punët e debitorit tuaj”.

Sipas Statutit të Kishës Ortodokse Bullgare, gjatë javës së parë të Kreshmës së Krishtlindjeve, si dhe nga data 20 deri më 24 dhjetor, konsumohet vetëm ushqim bimor me vaj. Në pjesën tjetër të ditëve të kreshmës (përveç të mërkurës dhe të premtes) lejohen jovertebrorët (kërmijtë, midhjet, oktapodët etj.), të cilët pranohen edhe si ushqime kreshme. Tradita dikton që më 21 Nëntor – Ditën e Hyrjes së  Virgjëreshës Mari në Tempull dhe më 6 Dhjetor - Ditën e Shën Nikolla Çudibërësit, mund të konsumohet edhe peshku.

Lexoni më shumë:


Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillojnë të Dyzetat e Shenjta

Sot fillon Kreshma e Madhe, më e gjata në kalendarin e Kishës Ortodokse. Javët e para dhe të fundit janë një agjërim i rreptë dhe përveç ushqimeve shtazore dhe qumështore, të cilat janë të përjashtuara gjatë gjithë periudhës së agjërimit, nuk..

botuar më 24-03-18 9.56.PD
Panço Vlladigerov

Festojmë 125 vjet nga lindja e kompozitorit Panço Vlladigerov

Më 13 mars 1899 lindi në Cyrih të Zvicrës kompozitori, muzikanti, dirigjenti dhe mësuesi i madh bullgar Panço Vlladigerov. Ai luante piano dhe kompozonte që në moshë të re. Është autor i veprave të shumta në zhanre të ndryshme - opera, balet,..

botuar më 24-03-13 8.15.PD

Në të Dielën e të Lidhurit të Mishit fillon kalimi në agjërimet e gjata të Pashkëve

Gjithmonë të dielën, tetë javë para Pashkëve, të krishterët ortodoksë festojnë të Dielën e të Lidhurit të Mishit (Mesni Zagovezni). Gjatë liturgjisë, Kisha kujton figurën e Ditës së Gjykimit përmes teksteve në Shkrimet e Shenjta. Aty preken temat e..

botuar më 24-03-10 7.10.PD