Shahistet e kombëtares bullgare mposhtën Serbinë me rezultat 3:1 në raundin e pestë të Kampionatit Evropian për ekipe në qytetin malazez Budva. Bullgaret, të cilat ende nuk kanë humbje, e luajtën ndeshjen në mënyrë taktike dhe arritën të përfitojnë në dërrasën e dytë dhe të tretë me anë të Nurgyll Salimova, e cila mundi Adela Velikiç dhe Viktoria Radeva e cila u imponua mbi Jovana Erik.
Para kësaj, në dërrasën e parë, Antoineta Stefanova barazoi me figurat e bardha me Teodora Injac, ndërsa në dërrasën e katërt me figurat e zeza, Gergana Pejçeva e bëri po këtë në ndeshjen e saj me Tijana Bllagoeviç.
Në renditjen pas raundit të pestë kryesojnë Franca dhe Azerbajxhani me nga 9 pikë dhe Bullgaria është e treta me 8 pikë.
Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..
Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).
Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..