Stanisllav Sllanev - Stenli është ndër autorët dhe interpretuesit më domethënës, të njohur dhe të dashur. Rruga e tij në muzikën bullgare është e ndritshme dhe zgjat më se katër dekada. Duke mbrojtur stilin e tij karakteristik, Stenlei nuk ndalet kurrë së kërkuari një tingëllim të ri. Më 22 nëntor, ai del në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje për një koncert special "Elektro".
Përveç grupit të muzikantëve me të cilët Stenli punon vitet e fundit, atij do t'i bashkohen edhe të ftuarit: Ljubo Kirov, Hristo Mutafçiev, B.T.R., Tangra, D2 dhe Jeremy?.
Spektakli audio-vizual do të prezantojë jo vetëm hitet e tij më të mëdha, por edhe të rejat, përfshirë këngë të pa publikuara. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë këngën më të re "Dje", e cila është fryt i bashkëpunimit të këngëtarit me krijuesin e poezisë rok Aleksandër Petrov. Stenli është jo vetëm interpretues, por edhe kompozitor i muzikës së këngës.
"Dje" do të jetë një nga këngët e albumit të ri të Stenli, për të cilin muzikanti është duke punuar dhe premierën e të cilit po e presin me padurim të gjithë adhuruesit të muzikës së tij.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Stanisllav Sllanev - StenliNjë festë kushtuar pasurisë së folklorit bullgar do të zhvillohet në kuadër të "Festivalit Evropian të Muzikës". Nxënës nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” - interpretues të rinj të talentuar të muzikës popullore bullgare, do..
Aktorja dhe këngëtarja e re Violina Doceva është gati me këngën e saj të re "Kujtimi". Ajo shkroi tekstin dhe krijoi muzikën së bashku me Denis Popstoev, i cili është gjithashtu autori i aranzhimit. "Kujtimi" është një histori thellësisht personale..
Iva Hölzl-Nikolova është një interpretuese me një individualitet të veçantë dhe një repertor të pasur. Ajo përkufizohet nga kritikët si "një muzikante jashtëzakonisht e talentuar dhe inteligjente me interpretimin e saj të termit "vjenez". E lindur në..
Disa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës"...
Këngëtarja e re Dimitrina Germanova është fituese e çmimeve të shumta nga konkurse prestigjioze muzikore në vendin tonë dhe jashtë vendit. Dimitrina..
Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios..