Votimi i mosbesimit ndaj qeverisë për "dështim për t'u përballur në fushën e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes" dështoi, transmetoi reporteri i BNR, Daniell Inkov. Votimi mblodhi vetëm 71 vota “pro” nga propozuesit “Vëzrazhdane”, Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe “Ka një popull të tillë” /ITN/.
Javën e kaluar të enjten nuk pati kuorum për rivotimin e kërkuar, mbledhja nuk filloi edhe të premten, sërish për mungesë kuorumi.
Nga 226 deputetë që votuan sot, 155 u deklaruan “kundër”. Grupi parlamentar GERB-SDS nuk e mbështeti votimin, por një deputet votoi “pro”.
Për herë të parë pas refuzimit të votës, nuk kishte deklarata të deputetëve të opozitës për ta justifikuar votimin.Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..