U krijua një fjalor serbisht-shqip për fjalët që nuk kanë nevojë për përkthim
“Demokraci”, “traditë”, “propagandë”, “bateri”, “epidemi”, “komshinj” – këto janë disa nga fjalët që nuk kanë nevojë për përkthim nga shqipja në serbisht dhe anasjelltas, shkruan botimi shqip i Radios “Free Europe”. Këto dhe qindra fjalë të tjera pa pasur nevojë për përkthim janë mbledhur nga studentët e universiteteve të Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të projektit të organizatës joqeveritare “Integra”. “Fjalori i fjalëve që nuk kanë nevojë për përkthim” synon të promovojë bashkëpunimin mes të rinjve të Kosovës dhe Serbisë, tejkalimin e paragjykimeve, njohjen e kulturave dhe ngjashmërive kombëtare. U mblodhën më shumë se 2000 fjalë, por në fjalor u përfshinë vetëm ato që "janë në një farë mënyre karakteristike për traditat dhe kulturën e përbashkët". "Një fjalë e tillë është "qef"(qejf). Përdoret për të përshkruar ndjenjën e kënaqësisë së jetës që na bën të lumtur”, shpjegon Maria Oroviq, profesoreshë në Beograd.
Këshilli i Evropës kritikon qëndrimin ndaj të kaluarës në vendet e ish-Jugosllavisë
Dështimi për të përballuar mizoritë e luftës dhe shkaqet rrënjësore të konfliktit në ish-Jugosllavi vazhdon të ketë pasoja shkatërruese për respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe afrimin social në rajon. Kështu thuhet në një raport të Këshillit të Evropës (KE), shkruan agjencia HINA. “Është koha për drejtësi efektive, dëmshpërblime dhe të vërtetat për viktimat”, tha në raport Dunja Mijatoviç, Komisionere për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës. “Stepja e dukshme e proceseve për t'u përballur me të kaluarën përkon me tendencat negative në fushën e të drejtave të njeriut”, thekson ajo, duke vënë në pah gjuhën e urrejtjes.“Kjo në fund të fundit kërcënon paqen e fituar me vështirësi”, shton Mijatoviç. Arsyeja kryesore për procesin negativ është “mungesa e vullnetit politik”.
Rumania do të ketë një port të ri në Detin e Zi
Rumania po ndërton një port të ri në Detin e Zi për të lehtësuar rëndesën e punës në portin e Konstancës të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, raportoi TV Digi24.
Porti do të ketë një sipërfaqe ujore prej 33 mijë metrash katrorë në bregun e kanalit Porta Alba-Midia Navodari. Sipas ekspertëve, porti i ri është i nevojshëm për shkak të fluksit të anijeve me kontejnerë dhe anijeve që transportojnë drithë, të cilat presin aty për shumë kohë. 25 km larg kanalit, autoritetet duan të zgjerojnë një port tjetër të quajtur Luminica për të rritur trafikun tranzit në rrugët ujore të brendshme. Dy projektet kushtojnë mbi 40 milionë euro dhe financohen nga BE. Një rekord prej 29.4 milionë tonë drithë u eksportua përmes Konstancës për 10 muajt e parë të vitit, ku gruri ukrainas përbënte 40% të ngarkesës.
Norma kryesore bankare në Turqi arriti një rekord prej 40 për qind
Banka Qendrore e Republikës së Turqisë rriti normën bazë të interesit për të 6-in muaj radhazi në 40 për qind. Ky është niveli më i lartë nën administrimin e presidentit turk Rexhep Erdogan, raportoi AFP. Banka rriti normën bazë të interesit me 5% që nga tetori. Institucioni bën me dije se niveli i shtrëngimit të politikës monetare është shumë pranë atij që nevojitet dhe ritmet e rritjes së normave të interesit do të ngadalësohen. Në qershor, Banka Qendrore rriti normën bazë të interesit nga 8.5 për qind në 15 për qind për herë të parë që nga viti 2021 dhe premtoi politikë më të shtrënguar monetare për të kontrolluar inflacionin. Kjo ishte rritja e parë e normës së interesit që kur Hafiz Erkan mori në dorë drejtimin e thesarit të shtetit. Më parë, nën presionin e Erdoganit, Banka uli normat e interesit dhe inflacioni turk për vitin 2022 arriti nivelin më të lartë të 24 viteve prej 85%. Inflacioni vjetor tani ka rënë në 61.36 për qind.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..