Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në disa lokalitete për shkak të kushteve të rënda atmosferike të shkaktuara nga reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës. Dita do të mbetet jomësimore për nxënësit e mbi 280 shkollave në trembëdhjetë rrethe.
Punonjësit e Drejtorisë "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë" i janë përgjigjur 1076 sinjaleve gjatë 24 orëve të fundit. 191 ekipe janë përfshirë në likuidimin e aksidenteve për shkak të kushteve të vështira atmosferike, 288 persona janë evakuuar, njofton MPB. Janë shuar 55 zjarre dhe janë kryer 1007 operacione shpëtimi dhe ndihmë.
Situata është më e rëndë në Bullgarinë Verilindore, ku është shpallur kod i kuq për mot të rrezikshëm. Në shumë fshatra të Varnës ende nuk ka energji elektrike dhe ujë dhe ato mbeten të paarritshme.
Vështirësi ka edhe në linjat hekurudhore në vend - disa trena nuk do të lëvizin, dhe disa të tjerë, si ata të shpejtë nga Sofja deri në Varna dhe nga Varna deri në Sofje, vonohen me gati dy orë e gjysmë.
Tri kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdojnë punën për eliminimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në disa vende për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në ditët e fundit, tha zv. ministri i energjisë Krasimir Nenov. Sipas tij, Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike tashmë ka hequr pjesën më të madhe të dëmeve.
Në territorin e Sofjes janë pranuar mbi 1500 raporte për pemë dhe degë të rëna, tha Teodora Polimerova, drejtoreshë e Drejtorisë "Klima, Energjia dhe Ajri" në Bashkinë e Sofjes.Përvjetori i intronizimit të Patrikut bullgar Daniill u përkujtua në Manastirin e Rilës . Qindra besimtarë, klerikë dhe përfaqësues zyrtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në këtë vend të shenjtë për të nderuar përvjetorin e ngjitjes..
Në fillim të korrjes, Zëvendës Ministri i Bujqësisë Janisllav Jançev parashikoi se pritet grurë me cilësi të mirë. Vendi mban pozicione të qëndrueshme si prodhues drithërash. Tregu vendas është i siguruar dhe ekziston edhe mundësia për eksport...
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime lëkure, bizhuterie etj. Ato kërkojnë jo vetëm shkathtësi dhe imagjinatë, por edhe një lidhje të thellë..
Një Festival Historik po zhvillohet sot nga ora 10:00 deri në 22:00 në zonën "Gradishte", ku ndodhen rrënojat e një kalaje të hershme bizantine. Ngjarja..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 18°C. Gjatë ditës moti do të jetë sërish me diell dhe..
Një person u arrestua nga policia për sjellje huligane gjatë protestës së zhvilluar këtë pasdite në Sofje në mbështetje të levës bullgare, e organizuar..