Banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund të shikojnë një sërë filmash emocionues kushtuar aventurës, sporteve në natyrë, artit dhe muzikës. Në periudhën 5-7 dhjetor, kinemaja Lumiere pret edicionin e 18-të të festivalit të kryeqytetit për kinemanë aventureske, turizmin, ekologjinë dhe stilin e jetës aktive “Ditët e Sfidave”.
I ftuar special është amerikani Conrad Anker, i cili ka ngjitur Himalajet dhe Karakorumin dhe ka pushtuar Antarktidën. Në kuadër të festivalit do të ketë takime me tre aventurierë të tjerë. Këta janë producenti dhe operator i pavarur Guillaume BROUST - një operator me mbi 20 vjet përvojë, më shumë se 200 projekte dhe çmime të shumta, Gerhard Czerner - një gazetar që krijon materialet e tij duke udhëtuar me biçikletë në disa nga pikat më të bukura të planetit dhe më të vështira për t’u eksloruar, David Chambre - bashkautor i botimit kult për alpinizmin modern "Piolets d’or - The Oscars in Alpinism". Ai do të vizitojë Sofjen me rastin e prezantimit të botimit të parë bullgar të librit.
Foto: predizvikatelstva.com
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..