Identiteti bashkëkohor i bullgarëve është i natyrës hibride dhe ndërthur elemente të identitetit kombëtar, mbikombëtar, etnik dhe lokal. Këtë e tregon një studim përfaqësues kombëtar i shkencëtarëve të Akademisë Bullgare të Shkencave, i realizuar në kuadër të projektit "Dimensionet kombëtare dhe evropiane të identitetit modern të bullgarëve". Sipas rezultateve, 30,8% e të anketuarve e perceptojnë veten si qytetarë të BE-së, 20% -qytetarë të botës dhe 13,6% ndjehen të lidhur me rajonin e Ballkanit si përkatësi. Pyetjes "Çfarë e formon ndjenjën tuaj të përkatësisë ndaj kombit bullgar?" 67,5% i janë përgjigjur se është gjuha bullgare, 65,7% - traditat kulturore kombëtare, 59,2% - e kaluara historike, 29,7% - feja ortodokse. Për 50,2% BE do të thotë “liri e lëvizjes”, për 34% - “të drejta të përgjithshme civile”, për 22% -“akses në arsimin europian”, për 15,8% -“akses në financimin europian”.
Shuma e përqindjeve i kalon 100, pasi të anketuarit kanë treguar më shumë se një përgjigje.Brenda pak javësh, një anije tjetër me tuba për Korridorin Vertikal të Gazit do të mbërrijë në portin e Burgasit, njoftoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në Forumin e Lidhshmërisë Burgas 2025. Eventi mblodhi së bashku diplomatë, ministra dhe..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen Radev, i cili theksoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke në..
Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..