Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prindërit e një në katër fëmijë bullgarë punojnë jashtë vendit

Fëmijët e emigrantëve vendas që ndodhen në vendin tonë kanë nevojë për mbështetje speciale

Foto: Facebook/Petër Vitanov

Çdo fëmijë i katërt bullgar rritet pa prindërit e tij sepse ata punojnë jashtë vendit. Të dhënat shqetësuese i prezantoi eurodeputeti Petër Vitanov gjatë pjesëmarrjes në konferencën “Pasojat sociale të mobilitetit evropian – fëmijët e lënë në shtëpi”. Vitanov iu referua të dhënave nga Akademia Bullgare e Shkencave (BAN), sipas së cilës problemi është edhe më i rëndë në disa rajone, ndër të cilat bën pjesë Bullgaria Veriperëndimore. Atje, deri në 60% e të miturve janë lënë nën kujdesin e gjyshërve, të afërmve apo edhe fqinjëve, ndërsa prindërit e tyre janë në mërgim.

Eurodeputeti vuri në dukje se këta fëmijë përballen me një sërë rreziqesh, që lidhen me sjelljen e tyre gjatë rritjes dhe motivimin e tyre në të ardhmen si të rritur. Masat e nevojshme janë të qarta, por zbatimi i tyre është një çështje krejtësisht tjetër, komentoi Petër Vitanov për BNR-Vidin:

Petër Vitanov“Ka rajone të tëra ku këta fëmijë janë mbi 50%. Është e pamohueshme që gjyshërit i duan shumë nipërit e mbesat, por vështirë se mund të plotësojnë kërkesat që kanë fëmijët. Sipas ekspertëve, ky fenomen sjell përkeqësimin e gjendjes së fëmijëve në shumë apekte. Së pari, ata nuk kanë rezultate të mira në shkollë. Një përqindje e konsiderueshme e tyre shkojnë në dhomën pedagogjike për fëmijë, rastet e abuzimit me alkoolin dhe opiumet janë më të shpeshta. Disa nga këta fëmijë janë të sigururuar financiarisht, sepse prindërit e tyre jetojnë larg. Megjithatë, fondet nuk mund të kompensojë mangësitë e tjera që kanë këta fëmijë. Kjo i bën fëmijët e rritur të mos duan të realizohen në tregun e punës dhe është një nga arsyet që në Bullgari një përqindje e madhe e të rinjve nën 25 vjeç, as punojnë dhe as studiojnë."

Si rajoni më i varfër në Bashkimin Evropian, Bullgaria Veriperëndimore është ndër ato vende ku ky problem është më i dukshëm. Ndër masat më logjike për ta kapërcyer është përmirësimi i mirëqenies së njerëzve.

"Ka të dhëna se nëse paga mesatare në Bullgari përfaqëson rreth 70% të mesatares evropiane, atëherë migrimi natyrshëm do të ulet. Ne jemi ende në 55% të të ardhurave mesatare evropiane, ndaj duhet vetëm të forcojmë procesin e konvergjencës dhe rikuperimit.”, theksoi Petër Vitanov dhe shtoi se kjo është e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u bërë.

Ka një rrugëdalje nga situata, mendon eurodeputeti, por zgjidhja e problemit është në duart e shtetit - ai duhet të inkurajojë aktivitetin ekonomik në rajone të caktuara.

E dimë që çdo i katërti fëmijë është në situatën ku rritet nga të afërmit në vend të prindërve, por nuk ka të dhëna të qarta se kush janë dhe ku janë këta fëmijë, në mënyrë që t'u drejtohet mbështetja e nevojshme, komenton Pllamena Nikollova, eksperte në Rrjetin Kombëtar për Fëmijët.

Pllamena Nikollova“Të ashtuquajturit eurojetimë– fëmijët e prindërve që punojnë jashtë vendit – janë një grup anonim fëmijësh që në të njëjtën kohë sa vjen edhe rritet më shumë. Këta janë fëmijë që nuk përfshihen nën përkufizimet standarde të “fëmijëve në rrezik” ose fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje specifike, por ata janë pikërisht të tillë.

“Për shkak të sistemit të artikuluar dhe të ndërtuar keq, rezulton se nëse duan t'ia japin kujdestarinë e një fëmije një të afërmi tjetër, prindërit duhet të heqin dorë fjalë për fjalë nga të drejtat e tyre prindërore, gjë që i frikëson njerëzit. Për shkak të kësaj veçorie, si dhe sistemit kompleks dhe të rëndomtë, shumë shpesh fëmijët mbeten pa kujdes shëndetësor.” - shpiegon Nikollova.

“Prindërit kur shkojnë jashtë, largohen nga ambienti familjar. Mungesa e nënës dhe babait, përjetohet nga fëmija në moshë më të vogël si një shpërbërje, rrënim i familjes” – thekson psikologu Kirill Kunçev.

Kirill KunçevPsikologu rekomandon që nëse prindërit planifikojnë një udhëtim për një periudhë të shkurtër ose të gjatë, të konsultohen me një ekspert për të ndihmuar fëmijën që të kapërcejë traumën dhe të zvogëlojë problemet që lindin nga një ndryshim i tillë i jetës.

Autor: Teodora Makaveeva, BNR-Vidin

Përpiloi: Joan Kolev

Fotot: Facebook / Petër Vitanov, Zyra e Shtypit Petër Vitanov, Rrjeti Kombëtar për Fëmijë, Svetllana Stoenellova (BNR Vidin)

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD
Bashkautore e një prej 16 artikujve me pjesëmarrjen e INSAIT është nxënësja e klasës së njëmbëdhjetë Reni Paskaleva

Instituti bullgar INSAIT del përpara Kembrixhit në një forum historik të inteligjencës artificiale

Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision and Pattern Recognition Conference (CVPR’24) sesa universitetet më të njohura perëndimore...

botuar më 24-06-21 5.22.MD

Milen Mitev, Drejtori i Përgjithshëm i BNR: Auditori ynë duhet të dijë për bullgarët në mbarë botën

Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..

botuar më 24-06-20 5.17.MD