Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Një patentë shoferi e hequr në një shtet anëtar do të hiqet në të gjithë BE-në, vendosi Komisioni i Transportit i Parlamentit Evropian

Megjithatë, Këshilli i BE-së e ka bllokuar dosjen për shkak të mospërputhjeve ligjore në kompetencat ndërmjet Komunitetit dhe shteteve anëtare

Foto: BTA

Komisioni i Transportit i Parlamentit Evropian votoi javën e kaluar mbi një propozim sipas të cilit nëse një patentë shoferi hiqet në një shtet anëtar kjo të jetë e vlefshme edhe në të gjithë BE-në.

Eurodeputetët në Komisionin e Transportit propozojnë zgjerimin e listës së shkeljeve të rënda të trafikut që do të çonin në shkëmbimin e informacionit në BE për heqjen e lejes së drejtimit. Përveç propozimeve të Komisionit për të përfshirë shpejtësinë, drejtimin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, eurodeputetët shtuan edhe uljen pas timonit pa një dokument të vlefshëm. Përveç kësaj, ata këmbëngulin për afate të rrepta brenda të cilave shtetet anëtare të informojnë njëri-tjetrin, si dhe personin e interesuar, për vendimet për heqjen e lejes së drejtimit. Eurodeputeti nga të Gjelbrit/Aleanca e Lirë Evropiane, Tilly Metz, këmbënguli që sanksionet të vlejnë edhe për diplomatët.

Sipas statistikave, 40 për qind e shkeljeve ndërkufitare mbeten të pandëshkuara. Për këtë arsye, eurodeputetët po bëjnë thirrje për procedura më të mira të ndihmës reciproke midis shteteve anëtare, me më shumë pika kontakti kombëtare për hetimet ndërkufitare që do t'u jepet akses në regjistra të ndryshëm kombëtarë, si dhe të krijohet një portal IT për shkëmbimin e informacionit.

Shefja e Departamentit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme për Lëvizshmërinë e Komisionit Evropian, Claire Depré deklaroi:

Ky është një propozim i rëndësishëm dhe është një nga mjetet që ne kemi zgjedhur posaçërisht për të luftuar pandëshkueshmërinë.”

Megjithatë, skeptikët në Parlamentin Evropian nuk mendojnë kështu. Peter Lundgren nga Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë:

A do të na ndihmojë sistemi i përbashkët penal në të gjithë Evropën? Jo. Më besoni, unë kam qenë një shofer profesionist për 30 vjet. E vetmja gjë që do të ndihmonte në uljen e shpejtësisë dhe qetësimin e sjelljes në rrugë është prania e policëve. Por këtë nuk e vendosim ne, por autoritetet kombëtare.”

Pyetja jonë e parë për raportuesin - eurodeputetin nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Petër Vitanov, është ta paraqesë propozimin në terma të përgjithshëm:

Petër Vitanov

Së pari, kjo “paketë e sigurisë rrugore” përfshin 3 dosje legjislative, të cilat synojnë uljen e aksidenteve të rënda në rrugë. Ato ndahen në ndryshime në lejet e drejtimit, komunikimin më të mirë midis shteteve anëtare në lidhje me disa kundërvajtje dhe dosjen time në rastin që parashikon që nëse kryeni një kundërvajtje në një vend ku nuk ju është dhënë leja e drejtimit, ajo t'ju hiqet dhe kjo të vlejë në të gjithë BE-në.”

Pra, nëse në Bullgari shkelja çon në heqjen e patentës së shoferit për një vit, a do të zbatohet kjo për të gjitha vendet anëtare?

Duke folur për harmonizim, kam parasysh si vijon - nëse legjislacioni bullgar thotë se për një shkelje mund të hiqet patenta e shoferit për një periudhë nga 6 muaj deri në 2 vjet, dhe në Gjermani në raste të tilla aji hiqet për 2 vjet, atëherë rekomandohet që të merret parasysh afati në vendin ku është kryer shkelja.

Por nuk është e detyrueshme që kjo të ndodhë

“Nuk është e detyrueshme, rekomandohet, sepse rregullat kombëtare nuk mund të shpërfillen.

Le të përshkruajmë se si do të zhvillohet procedura nëse miratohen procedurat e propozuara nga ju...

Në rast se ato pranohen, nëse e ngas veturën me më shumë se 50 km. mbi kufirin e shpejtësisë në një shtet tjetër anëtar, ose po të kryej një aksident trafiku rrugor që shkakton vdekje ose lëndim të rëndë trupor, ose dy shkelje të tjera të rënda të ngjashme, patenta ime do të hiqet në vendin ku e kam kryer shkeljen. Ata do të dërgojnë informacion në vendin që e ka lëshuar licencën time, janë ata që do të më sanksionojnë dhe me shumë gjasa do të më heqin patenën për periudhën që ata e vendosin, por vendimi i tyre do të harmonizohet me vendin ku e kam kryer veprën penale dhe në përputhje me rrethanat do të më sanskionojnë. Ndërsa për momentin, po të bëni një aksident trafiku në një shtet tjetër, nuk ka se kush t'ju marrë patentën.

Pashë që ka një njësi në BE për të koordinuar këtë procedurë...

Ekziston një sistem informacioni, quhet RESPER, aktualisht në të përfshihen 7-8 shtete në bazë të marrëveshjeve dypalëshe, ku rregullohen çështje të tilla, por nuk ka rregullore të përgjithshme në nivel të BE-së. Ky sistem është i shpejtë, i besueshëm, dhe në përgjithësi plotëson kërkesat e shteteve anëtare të BE-së. Thjesht kjo platformë duhet të zgjerohet dhe të përshtatet për më shumë shtete.

Ç'pritet më tej?

“Tash e tutje pritet votimi në sallën plenare, pas së cilës do të fillojnë negociatat me Këshillin e BE-së.

Pra, fjalën e fundit e ka Këshilli i BE-së...

“Fjala e fundit është negociatat mes Parlamentit, Këshillit të BE-së dhe Komisionit.”

Në përgjithësi, sa kohë do të duhej për të arritur një qëndrim të përbashkët?

“Shpresoj që kjo të ndodhë brenda këtij mandati, pra brenda 6 muajve të ardhshëm.”

Po flasim deri në fund të këtij Parlamenti?

“Po, po.”

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Foto: BTA, BNR

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD