Më shumë se ¼ e prerjeve në Bullgari, ose 1.7 milion metra kub, janë jashtë fushëveprimit të ligjit, sipas një raporti të Organizata për Mbrojtjen e Natyrës WWF. Sipas një studimi që bëhet çdo 4 vjet, prerjet e paligjshme sjellin të ardhura të fshehura mbi 50 milionë euro në vit. Veçmas, pyjet nuk mund të kryejnë funksionet e tyre të mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së ujit dhe përforcuese, dhe zona të tëra mbeten pa ajër dhe ujë të pastër. Prerje ilegale ka edhe në tri parqet kombëtare – “Rilla”, “Pirin” dhe “Ballkani Qendror”, paralajmërojnë ekologët. Druri për ngrohje zë pjesën më të madhe të prerjeve të paligjshme. Kjo është arsyeja pse WWF inkurajon një kalim gradual drejt një ekonomie me karbon të ulët. WWF gjithashtu shpall një fushatë "Dhuro Natyrën". Për të ardhmen tonë”, qëllimi i së cilës është për të ndihmuar në tejkalimin e problemit të prerjeve të paligjshme. Dhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është partnere në këtë fushatë.
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..