Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nasar vendosi edhe një herë rekord botëror në peshëngritje

Karllos Nasar
Foto: wfbulgaria.com

Bullgari Karllos Nasar vendosi një rekord të ri botëror në rikthimin e tij të parë të madh në podium pas lëndimit. Peshëngritësi triumfoi në kategorinë 89 kg në Kupën Botërore të Peshëngritjes në Doha. Në dyluftim, Nasar ngriti 393 kg.

19-vjeçari Nasar filloi shumë mirë në hedhje me 165 dhe 170 kg, duke dështuar vetëm në peshën e fundit prej 175 kg. Në shtytje, ai kapërceu radhazi 205 dhe 211 kg, më pas kapërceu peshën nga 223 kg. Kështu në provën e dytë të shtytjes ai regjistroi rekorde botërore për meshkuj dhe për të rinj deri në 20 vjeç.

Brenda vitit, bullgari korrigjoi dy herë rekordin botëror në shtytje, pasi në prill arriti 221 kg. Në verë, kjo arritje u përmirësua nga kinezi Tao Tian, ​​i cili ngriti 222 kg. Ai u regjistrua për garën në Katar, por nuk mori pjesë.

Në Kupën e Botës në Doha, që është kualifikim olimpik për Lojërat në Paris 2024, peshëngritësi tjetër bullgar Ivan Dimov fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë më të lartë për të - 67 kg.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD

Përfundon gara ekstreme treditore “Pirin Ultra”

Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..

botuar më 24-09-23 3.45.PD