Është e mundur që Bullgaria të pranohet në Shengen nga ajri dhe nga toka që këtë vit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. "Unë pres që Holanda të shpallë sa më shpejt mbështetjen e plotë për Bullgarinë dhe Rumaninë për anëtarësimin në Shengen pa kufizime. Për Holandën, jam i sigurt, për Austrinë është një çështje për të bindur shoqërinë austriake se ky është një hap jashtëzakonisht i nevojshëm “, theksoi Radev.
Presidenti kujtoi gjithashtu nismën bullgare në kohën e kabinetit zyrtar për krijimin e një qendre në vendin tonë për shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së, në bazë të së cilës do të kryheshin veprime të përbashkëta për të thyer qendrat e paligjshme të trafikimit të emigrantëve në Evropë.Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis 5 dhe 13 tetorit 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve të rritur bullgarë. Nëse në prill..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka..
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat...