Një kompani bullgare do të eksportojë verë në Zelandën e Re, njoftoi moneu.bg. Teknologët bullgarë nga kompania bullgare janë "të hapur" ndaj botës dhe ndajnë ëndrrën e përbashkët për të bërë verë në vende të ndryshme të botës. Ekspertët tregojnë se në vendet e veçanta vera prodhohet në një mënyrë tjetër dhe verërat kanë specifika të ndryshme. Në tërësi, prodhimi jashtë shtetit është një pasurim. Falë njohurive të mira për rajonin dhe specifikat e prodhimit të verës në Zelandën e Re, ekipi i prodhuesve të verës i kompanisë ka sjellë një pjesë të madhe të përvojës së tij edhe në Bullgari. Drejtimi i dy fushatave në vit është një sfidë e vërtetë për ta - të punojnëpas fillimit të pranverës bullgare kur fillon dimri në Zelandën e Re dhe pastaj përsëri në Bullgari në vjeshtë. Në procesin e punës, ata kanë zbuluar edhe shumë ngjashmëri me fshatin bullgar Mogillovo, "me natyrën frymëzuese dhe hardhitë e tij të bukura", thonë prodhuesit e verës. Në Zelandën e Re, vera e prodhuar nga kompania do të jetë Covignon Blanc dhe Pinot Noir, të cilat vijnë nga rajonet e Marlborough dhe Otago Qendrore.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaPaga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..
Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të..