Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në anijen e rrëmbyer “Galaxy Leader” janë mirë

Maria Gabriel
Foto: BTA

Dy bullgarët që ndodhen në bordin e anijes "Galaxy Leader" të rrëmbyer nga hutët janë në gjendje të mirë shëndetësore, tha për bTV zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel. “Ka pasur dy kontakte me familjet, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me ta”, shtoi ajo.

Me rastin e krizës me anijen “Ruen”, në të cilën ndodhen tetë marinarë bullgarë, ministrja deklaroi se ka informacion për atë që ka ndodhur që në orën e parë. “Për mua është shumë e rëndësishme që jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët mund të ofrojnë ndihmë në këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë. Shëndeti dhe kthimi i bashkatdhetarëve është më i rëndësishmi për mua”, ka komentuar Maria Gabriel.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale

Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..

botuar më 25-01-22 9.37.PD

Bullgaria prezantohet në ekspozitën turistike FITUR 2025 në Madrid

Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..

botuar më 25-01-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD