Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi është i pakënaqur nga shteti, problemi kryesor i tij është mungesa e personelit

Foto: bia-bg.com

Dhoma Bullgare e Tregtisë publikoi një sondazh mbi klimën e biznesit në vitin 2023. 62% e menaxherëve ankohen për rregulloret e tepërta shtetërore, 61% e ndërmarrjeve ankohen për ndryshime të shpeshta në rregullore. 59% përmendin korrupsionin si pengesë. 41% janë të pakënaqur me drejtësinë, 43% me shërbimin administrativ dhe numrin e vogël të shërbimeve elektronike. 15% nuk ​​janë të kënaqur me gjendjen e infrastrukturës. Çdo i treti i anketuar është në siklet nga përhapja e një qëndrimi negativ ndaj biznesit. Por problemi numër 1 për vitin 2023 është mungesa e fuqisë punëtore - 75% ankohen se nuk mund të gjejnë staf. Po rritet pjesa e sipërmarrjeve që “votojnë” për aplikimin e euros. 60% mbështesin anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë, nga 47% në 2021. Grupi "nuk mund të vendosë" është tkurrur nga 27% në 13%.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shënojmë Ditën Ndërkombëtare kundër Drogës

Më 26 qershor, të gjithë njerëzit në mbarë botën janë të ftuar të marrin një pozitë aktive në luftën kundër përhapjes së varësisë nga droga. Në lidhje me Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Përdorimit të Drogave dhe Trafiqeve të Paligjshme,..

botuar më 24-06-26 5.10.PD

Parashikimi i motit për 26 qershorin

E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në zonat malore dukuritë do të jenë intensive. Temperaturat..

botuar më 24-06-25 7.40.MD

Banka Bullgare për Zhvillim do të financojë industrinë tonë të mbrojtjes

Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) po fillon financimin “pa limit” të industrisë së mbrojtjes në vendin tonë. Sipas ministrit teknik të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, kompleksi industrial ushtarak është një sektor strategjik për Bullgarinë..

botuar më 24-06-25 6.11.MD