Muzika në projektin solo të Grisha Georgiev - GREESH është e ndritshme dhe shumë e ndryshme nga mjedisi i intonacionit mediatik në Bullgari. Jo rastësisht titulli i këngës së tij të katërt është pikërisht "Tingulli". Tingulli i gëzimit të jetës dhe i gjendjes së përsosur shpirtërore, të kombinuara në një këngë, na ngre në këmbë dhe na kthen në vitet '70 të mbushura me ritme disko dhe funk. Si në çdo këngë tjetër solo në repertorin e tij të deritanishëm, GREESH regjistroi dhe performoi vetë të gjitha instrumentet dhe vokalin, ndërsa motivi i gërshetuar në mënyrë inventive dhe moderne nga kënga popullore "I mjeri ai" u këndua nga Dimka Imandieva dhe Paulina Veselinova.
Pranë GREESH janë sërish miku dhe bashkëpunëtori i tij Konstantin Rajdovski dhe Dimitër Dimitrov - babai i GREESH. Multiinstrumentalisti, i njohur edhe nga formacione të tjera, thotë se këngët e tij solo i krijon ngadalë dhe vetëm kur ka kohë të lirë për vete. Kënga "Tingulli" do të jetë pjesë e një albumi debutues me të njëjtin emër, i cili GREESH shpreson të jetë gati në ditëlindjen e tij - 8 prill - vitin e ardhshëm.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: YouTube, Grisha Georgiev
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..