Ditën e enjte pas mesditës vranësirat sërish do të shtohen dhe do të ketë reshje shiu vende-vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të fryjë erë e dobët, në fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1° dhe 6°, kurse maksimalet do të jenë të larta për stinën – ndërmjet 11° dhe 16°. Në Sofje temperatura maksimale do të jetë 12°, në Sandanski 15°, në Plovdiv dhe Kërxhali 13°, në Burgas dhe Varna – 14°.
Para mesditës do të mbizotërojë mot me diell në zonat malore. Pas mesditës vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në fund të ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu, mbi 1800 m nga bora.
Do të mbajë mot kryesisht me diell përgjatë bregut të Detit të Zi. Pas mesditës vranësirat do të shtohen dhe do të ketë reshje shiu në Bregdetin Jugor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë. Temperatura e ujit të detit është 9° - 10°.
Vranësira të ndryshueshme priten edhe në të gjithë territorin e Evropës.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..