Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Rosen Zheljazkov, në krye të një delegacioni prej 11 deputetësh nga të gjitha grupet parlamentare, është për vizitë në Indi më 4 janar. Zheljazkov do të ketë takime dypalëshe me Zëvendës Presidentin e vendit dhe Kryetarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit Jagdeep Dhankhar dhe Kryetarin e Dhomës së Ulët Om Birla. Do të diskutohet për marrëdhëniet politike dhe ekonomike midis Bullgarisë dhe Indisë.
Më 5 janar, delegacioni do të vizitojë Republikën Socialiste të Vietnamit. Në Asamblenë Kombëtare të Vietnamit do të ketë një takim me kryetarin e parlamentit Vuong Dinh Hue, transmeton BTA. Në shtator 2023, një delegacion parlamentar vietnamez i kryesuar nga Vuong Dinh Hue vizitoi Sofjen dhe u nënshkruan 5 dokumente për bashkëpunimin dypalësh në sport, turizëm dhe kulturë.
Në orën 17:00 , pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 28.5% , raportoi Gallup International Balkan . Treguesi është më i lartë krahasuar me të njëjtën kohë të zgjedhjeve të mëparshme në qershor të këtij viti. Aktiviteti po ecën në mënyrë të..
Në Shkup u mbajt një takim i Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për shkak të përbërjes së përtërirë të palës maqedonase, në komision u diskutuan kryesisht “parimet e punës, çështjet protokolli dhe..
Gjëja më e rëndësishme sot është votimi, tha presidenti Rumen Radev para gazetarëve pasi ushtroi të drejtën e tij për të votuar me makinë. Sipas tij, të gjithë duan t'i jepet fund kësaj maratone të sfilitur të zgjedhjeve të vazhdueshme. Megjithatë,..
Pas votimit të parakohshëm parlamentar të 27 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi të dhënat e 100 % të protokolleve të..
Rezultatet e exit poll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkans”, partner i BNR-së në mbulimin e votave, tregojnë se 8 parti dhe..
Të dhënat e para nga exit poll-i i agjencisë sociologjike “Trend” , të njoftuara në eterin e Nova TV, tregojnë 7 parti që do të hyjnë me siguri në..