146 vjetori i Çlirimit të Sofjes nga sundimi osman gjatë Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878 u shënua me një procesion litanie në qendër të kryeqytetit. Procesioni filloi nga Kisha “Shën e Diela” dhe përfundoi para Monumentit të Vullnetarëve Bullgarë Opëllçenas, njoftoi BTA. Organizatorë janë organizata rusofile bullgare.
Në këtë ditë 146 vjet më parë, njësitë e Detashmentit Perëndimor të Ushtrisë Ruse, të komanduar nga Gjeneral Gurko, hyri solemnisht në kryeqytetin e ardhshëm bullgar. Betejat për marrjen e Sofjes ishin të një rëndësie strategjike për avancimin e mëtejshëm të trupave ruse në Traki, pasi qyteti ishte baza kryesore për furnizimin e ushtrisë turke me municione dhe ushqime, kujton Bashkia e Sofjes.
Si Sofja u shpëtua nga zhdukja para 143 vjetëveNë një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Ministrave të Bujqësisë, Financave dhe Ekonomisë, Unioni i Fermerëve Bullgarë këmbëngul në mekanizma të rinj financiarë për të mbështetur, rigjallëruar dhe stimuluar bujqësinë..
Popullsia e Bullgarisë është 6 437 360 njerëz te data 31 dhjetor 2024. Krahasuar me vitin 2023 popullsia është ulur me 8121 njerëz, ose 0,13%. Të 28 rrethet kanë rritje natyrore negative, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Në fund të vitit..
Avioni i dytë luftarak F-16 do të vijë në Bullgari brenda disa ditësh, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një leksion para studentëve në Universitetin e Bibliotekës dhe Teknologjive të Informacionit. "Fluturimi i këtyre avionëve nuk është..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në..