2/3 e pasagjerëve në Aeroportin e Sofjes do të kalojnë më shpejt nëpër terminale pas hyrjes së Bullgarisë në Shengenin ajror nga 31 marsi, sepse nuk do të ketë kontroll pasaportash, tha për portalin "Sega", Jesus Caballero, drejtor ekzekutiv i kompanisë operatore të aeroportit. Hapja e korridoreve për kalim të lirë do të bëhet brenda natës. Ndarja e fluturimeve në terminalet 1 dhe 2 do të jetë e ndryshme nga ajo aktuale dhe do të zhvillohet një fushatë informuese së bashku me kompanitë ajrore që të mos ketë pasagjerë që shkojnë në terminalin e gabuar.
Gatishmëri për Shengenin ka shpallur edhe Aeroporti i Burgasit. "Akoma gjatë projektimit të Terminalit 2, supozohej se ai do të plotësonte kushtet për t'u shërbyer pasagjerëve nga Shengeni," tha për BTA drejtori ekzekutiv i Aeroportit të Burgasit Georgi Çipillski.
70% e pasagjerëve në aeroportet në Sofje dhe Burgas janë nga vendet e Shengenit.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..