2/3 e pasagjerëve në Aeroportin e Sofjes do të kalojnë më shpejt nëpër terminale pas hyrjes së Bullgarisë në Shengenin ajror nga 31 marsi, sepse nuk do të ketë kontroll pasaportash, tha për portalin "Sega", Jesus Caballero, drejtor ekzekutiv i kompanisë operatore të aeroportit. Hapja e korridoreve për kalim të lirë do të bëhet brenda natës. Ndarja e fluturimeve në terminalet 1 dhe 2 do të jetë e ndryshme nga ajo aktuale dhe do të zhvillohet një fushatë informuese së bashku me kompanitë ajrore që të mos ketë pasagjerë që shkojnë në terminalin e gabuar.
Gatishmëri për Shengenin ka shpallur edhe Aeroporti i Burgasit. "Akoma gjatë projektimit të Terminalit 2, supozohej se ai do të plotësonte kushtet për t'u shërbyer pasagjerëve nga Shengeni," tha për BTA drejtori ekzekutiv i Aeroportit të Burgasit Georgi Çipillski.
70% e pasagjerëve në aeroportet në Sofje dhe Burgas janë nga vendet e Shengenit.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..