Në ambientet radiodashëse pranohet dërgimi dhe marrja e të ashtuquajturave Kartolina QSL – konfirmim me shkrim i një lidhje radioje të realizuar. Emri rrjedh nga kodi në të cilin "QSL?" do të thotë "A konfirmoni pranimin?" dhe "QSL" do të thotë "Konfirmoj pranimin".
Radio Bullgaria, si pjesë e familjes së Radios Kombëtare Bullgare, gjithashtu ka një traditë shumëvjeçare të konfirmimit të transmetimeve të saj, fillimisht në valë të shkurtra dhe të mesme, dhe më pas në programet në 10 gjuhë në faqen e saj të internetit.
Pasi Radio Sofja filloi të dëgjohej në Evropë, në Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut filloi të dërgonte Kartolina QSL. Seritë e atëhershme ishin 3 me 36 Kartolina QSL secila. Pasardhësi i drejtpërdrejtë i transmetimeve jashtë vendit është Radio Bullgaria, e cila vazhdon traditën e dërgimit të konfirmimeve për një lidhje radiofonike të realizuar.
Në vitin 1992, artisti Teodor Ushev krijoi për provë 3 Kartolina QSL, me të cilat mori pjesë në konkursin kanadez "Grafika kompjuterike e aplikuar" dhe me njërën prej tyre fitoi çmimin e madh. Kjo kartolinë konsiderohet të jetë QSL-ja e parë zyrtare e Radio Bullgarisë.
Më vonë Ushev pikturoi edhe serinë prej 6 QSL-ve të quajtura “Monitor Club”. Dhe përsëri njëri prej tyre u shpërblye me vendin e parë në konkursin në Kanada.
Të gjitha kartolinat janë bërë në stilin karakteristik të artistit bullgar tashmë me famë botërore - një kombinim i dizajnit grafik dhe imagjinatës së pasur.
Radio Bullgaria ndër vite vazhdon të dërgojë kartolina me pamje të ndryshme, pika turistike dhe bukuri të ndryshme të Bullgarisë.
Dhe tani Radio Bullgaria ka përgatitur një dhuratë për ju - kushdo që dëshiron mund të marrë serinë e Kartolinave QSL të artistit Teodor Ushev. Për këtë, mjafton të na dërgoni një email në kutinë tonë të re postare reception.report@bnr.bg ose në adresën: Bullgari, Sofje, 1040, bulevard Dragan Tsankov Nr. 4, BNR, Desislava Semkovska. Duhet me patjetër të shënoni një adresë kthimi.
Jemi në pritje të kartolinave tuaja!
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Përshëndetje, të nderuar miq! Në fillim të programit tonë më 20 janar 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Dhe përsëri dashuria do të na shpëtojë" në interpretim të Vasill Petrovit...
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni "Biljana e bukur” nga Deep Zone Project dhe këngëtaret Lidija dhe Bisera. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:51 - Lajme 11:57 -..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Fuego del amor” nga Sandra Aleksandrova dhe Joef Gipsy Kings Familly. Ju urojmë minuta të këndshme! •01:33 - Lajme •11:15- Kënga e..
Pak studiues bullgarë kanë pasur rastin të njohin baskët në tërësinë e tyre - gjuhën, mënyrën e jetesës, zakonet, sjelljet dhe traditat. Mes tyre është..