Në seancën e parë të Kuvendit për vitin 2024, forcat politike lexuan deklarata me vlerësime dhe pritshmëri për sezonin politik.
GERB-SDS theksoi se ndryshimet e ardhshme në vend varen nga rotacioni i suksesshëm i kryeministrave në kabinetin e mbështetur nga shumica qeverisëse.
“Po e vazhdojmë ndryshimin” /PP/ deklaroi se reformat, ndonëse ngadalë, po zhvillohen. Buxheti do të ketë një deficit nën 3%, që do të lejojë hyrjen në Eurozonë në vitin 2025.
“Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” /DPS/ konfirmoi se do të vazhdojë të punojë për të rritur të ardhurat, parashikueshmërinë për biznesin, për të konfirmuar euroatlantizmin dhe anëtarësimin e plotë në Shengen dhe në Eurozonë.
Nga opozita, partia “Vëzrazhdane” e fokusoi deklaratën kundër “përdhosjes” së monumenteve historike në vend.
Partia Socialiste Bullgare /BSP/ beson se për shkak të pushtetarëve Bullgaria është vetëm 3% në Shengen nga ajri dhe deti dhe 97% nga toka, jashtë hapësirës së përbashkët. Partia kritikoi çmontimin e monumenteve sovjetike dhe mbështetjen për Ukrainën.
“Ka një popull të tillë” /ITN/ akuzoi pushtetarët se po ndjekin një politikë pro-inflacioniste, se buxheti për vitin 2023 përfundoi me deficit dhe se vendi nuk ka një datë për t'u anëtarësuar në Shengen.Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të..
Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..
Cilësia e jetës së njerëzve me fokus në arsim dhe shëndetësi - ky do të jetë prioriteti i qeverisë së re, tha kandidati për kryeministër Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS. Ai tregoi shtetin e së drejtës, financat e qëndrueshme, buxhetin e balancuar dhe..