Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kukerë nga Bansko do të promovojnë Bullgarinë në një episod të ri të "Evropa nga lart"

Foto: pirinsko.com

Fotot unike të burrave të maskuar të quajtur kukerë po përhapen në internet, duke treguar një pjesë të vogël të pamjeve të kapura nga një ekip i National Geographic në Bullgari. Operatorët nga kanali i famshëm televiziv shkencor po përgatisin një film për serialin "Evropa nga lart", i cili tregon për traditat në qytetin turistik të BanskosMë 1 janar, gjatë vetë festivalit të kukerëve, u zhvillua pjesa e parë e xhirimeve, mësojmë nga botimi online Pirinsko.com.


Në mëngjesin e hershëm të 6 janarit, në ditën e Shën Joanit, kukerë nga të gjitha lagjet e qytetit të Banskos hipën në teleferik dhe pushtuan Pirinin, njofton faqja, e cila publikon fotot e shpërndara në rrjetet sociale. Pamjet janë vepër e fotografëve Aleksandër Cigurijn dhe Boris Kolçagov. “Qytetarët e Banskos pushtuan malin dhe u duk sikur universi u shpalos për të treguar bukurinë e natyrës, traditave dhe njerëzve”, thuhet gjithashtu në publikimin online.


Bullgaria vitin e kaluar hyri në sezonin e katërt të emisionit “Evropa nga lart”, i cili prezanton pamje spektakolare ajrore të kontinentit të vjetër. Më pas, shikuesit e një prej kanaleve televizive shkencore më të ndjekura në botë panë pamje fantastike nga Perperikoni i lashtë, spektaklin emblematik "Tingulli dhe drita" në Veliko Tërnovo, vallëzimin mistik Paneuritmia e Shtatë Liqeneve të Rilës dhe fotografi të tjera mahnitëse të Bullgarisë të kapura nga ajri.


National Geographic ka prezantuar edhe në herë të tjera traditën bullgare të kukerëve. Ju kujtojmë se në janar 2021 fotot e kukerëve të mrekullueshëm të fotografit bullgar Ivo Dançev u shfaqën në faqet e botimit në artikullin "Mes dy botëve", kushtuar riteve të maskave në vendin tonë. Vitin e kaluar Ivo u fokusua tek lidhja e kukerëve me blegtorinë, e cila është shumë e vjetër dhe e fortë! Dhe së fundmi ai prezantoi projektin e tij të fundit të kukerëve.


Fotot: Aleksander Cigurijn, Boris Kolçagov, Vlladisllav Terzijski, Ivo Dançev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2024 "la shenjë në histori" për flamingon rozë në vendin tonë

Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..

botuar më 25-01-04 7.30.PD
Kalaja

Vizitori i parë i vitit në Kalanë e Carevecit u prit me dhurata

Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore)  priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend.  Turisti..

botuar më 25-01-01 5.53.MD

Ku bullgarët do ta presin Vitin e Ri 2025?

Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..

botuar më 24-12-31 3.17.MD