Sa më shumë të bashkohen Bullgaria, Rumania dhe Greqia për një infrastrukturë të vetme të zhvilluar, aq më shpejt do të rritet mirëqenia e njerëzve në secilin prej këtyre vendeve, deklaroi në Davos bashkëkryetari i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov. Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, Petkov së bashku me ministrin e financave Asen Vasilev morën pjesë në diskutimin për zhvillimin e qendrave të porteve, organizuar nga "Greek House Davos".
Petkov ishte kategorik se: "Zhvillimi i infrastrukturës mund t'i lejojë Ballkanit të arrijë rritjen më të lartë të PBB-së në Evropë".
Ministri Asen Vasilev prezantoi të dhënat për trafikun rrugor në Ballkan dhe theksoi se “kufiri bullgaro-turk është i dyti me fluks më të madh pas atij mes SHBA-së dhe Meksikës. 4000 kamionë kalojnë nëpër të çdo ditë. Gjatë viteve trafiku është rritur 20% deri në 40%."
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda trafiku. Masat janë rezultat i përkushtimit të ministrit Georgi Georgiev ndaj prindërve, fëmijët e të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thirr sot një takim lidhur me sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve nëpër rrugët e vendit. Në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të departamenteve përkatëse dhe të sektorit joqeveritar. Do të diskutohen..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..