Në një takim në Athinë, ministrat e energjisë të Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë nënshkruan një deklaratë trepalëshe për zhvillimin e një sërë nismash në fushën e energjisë së rinovueshme në rajon. Të tre vendet do të bashkëpunojnë në përgatitjen e projekteve të përbashkëta ndërkufitare për energjinë e erës off-shore, hidrogjenin nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike.
Dokumenti parashikon që Bullgaria, Greqia dhe Rumania të mbështesin dhe promovojnë një nismë të përbashkët për të eksploruar dhe zhvilluar përdorimin e qëndrueshëm të potencialit të erës off-shore në Detin e Zi dhe Egje. Të tre vendet do të aplikojnë së bashku për statusin ndërkufitar të burimeve të rinovueshme të energjisë lidhur me ftesën aktuale të Mekanizmit për Lidhjen e Evropës.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...