Në një takim në Athinë, ministrat e energjisë të Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë nënshkruan një deklaratë trepalëshe për zhvillimin e një sërë nismash në fushën e energjisë së rinovueshme në rajon. Të tre vendet do të bashkëpunojnë në përgatitjen e projekteve të përbashkëta ndërkufitare për energjinë e erës off-shore, hidrogjenin nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike.
Dokumenti parashikon që Bullgaria, Greqia dhe Rumania të mbështesin dhe promovojnë një nismë të përbashkët për të eksploruar dhe zhvilluar përdorimin e qëndrueshëm të potencialit të erës off-shore në Detin e Zi dhe Egje. Të tre vendet do të aplikojnë së bashku për statusin ndërkufitar të burimeve të rinovueshme të energjisë lidhur me ftesën aktuale të Mekanizmit për Lidhjen e Evropës.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 18°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell. Do të zhvillohen vranësira pasdite mbi zonat malore. Vetëm në disa vende të izoluara do të ketë shi afatshkurtër...
Kryetari i ri i Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, Ivan Ivanov, kërkoi nga Këshilli i Ministrave të kryhet një kontroll në institucionin që i është besuar. Auditimi duhet të konstatojë nëse ka pasur shkelje në përdorimin e fondeve nga ana e..
Përvjetori i intronizimit të Patrikut bullgar Daniill u përkujtua në Manastirin e Rilës . Qindra besimtarë, klerikë dhe përfaqësues zyrtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në këtë vend të shenjtë për të nderuar përvjetorin e ngjitjes..
Mjekët pa specializim dhe infermierët duhet të marrin një pagë minimale që arrin 150% të pagës mesatare në vend. Këtë propozim e paraqitën në një tryezë..
Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike,..
Me një shumicë prej 197 votash dhe tetë “abstenime”, deputetët pranuan dorëheqjen si deputet të ish-bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin”,..