Vaj trëndafili, verëra, eksperienca të paharrueshme spa dhe Wellness, histori shekullore, të ekspozuara mes pikturave natyrore nga Bullgaria. Kështu, 17 kompani dhe komuna bullgare që marrin pjesë në një nga ekspozitat më të mëdha turistike në botë - FITUR - përfaqësojnë vendin në Madrid. Në stendën bullgare shijohet vera e bardhë dhe e kuqe dhe tregohet historia dhe origjina e saj. Në ditën e parë të ekspozitës - 24 janar, në stendë u bashkua Jesus Manso - një spanjoll, pronar i një agjencie udhëtimi, i cili i çon klientët e tij vetëm në Bullgari.
Në forum ministrja e turizmit Zarica Dinkova foli me kolegë nga BE-ja. Në fillim të verës ajo ftoi në Sofje ministrat e Italisë, Spanjës dhe Greqisë. Bullgaria tërheq turistë nga Spanja dhe Italia me lidhje të mirë ajrore, të kaluar historike dhe karakter të përbashkët. Italianët nga ana e vet tregojnë një interes të veçantë për ofertat spa në Bullgari, tha Dinkova.
Në ekspozitë marrin pjesë 9000 kompani nga 152 shtete.
"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..
Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..