Nga 26 janari më në fund filloi skijimi natën në Vitosha, njofton shoqata aksionare që menaxhon zonën e skijimit. Zbritja në darkët do të bëhet nga e mërkura deri të shtunën. Këtë dimër, çmimet e kartave mbeten të pandryshuara: 40 leva për të rriturit, 30 leva për nxënësit, studentët, pensionistët dhe 5 leva për fëmijët deri në 12 vjeç.
Skiimi natën do të shërbehet nga lifti "Vitoshko Llale 1" me orar pune nga ora 18:30 deri në 22:00. Mundësia e zbritjeve të natës varet nga kushtet e motit, kështu që skiatorët këshillohen të ndjekin informacionin në faqen e internetit https://vitoshaski.com/.
Në pistën "Vitoshko Llale 1" arrihet me makinë. Ofrohet parkim falas për skiatorët. Por nuk ka dhoma ndërrimi për ski/snowboard në vend dhe nuk ka ekipe sportive me qira. Teleferiku "Simeonovo" është në riparim emergjent dhe për momentin qëndron i mbyllur.
Lexoni më tepër:
Dimri i vonshëm hapi sezonin e skive edhe në malin VitoshaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..
Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..
Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..