Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Londër krijuan një "Përmbledhje historike të matematikës" bazuar në idenë e Hristo Botev

Foto: 24may.bg

Një grup bullgarësh patriotë në Londër botoi një "Përmbledhje historike të matematikës". Nismëtarët thonë se janë frymëzuar nga ideja e Hristo Botevit, e cila megjithatë nuk e pa dritën e diellit për një sërë arsyesh. Teksti shkollor u prezantua në ambasadën bullgare në Londër dhe ditë më parë autorët e rinj, të bashkuar nga dashuria e tyre e vërtetë për Bullgarinë, themeluan shoqatën e tyre "Testament".

Ideja për koleksionin lindi krejt rastësisht. Një ditë, të rinjtë që jetojnë në kryeqytetin britanik u bie në dorë një artikull për Hristo Botevin, i cili tregon për planin e tij për të hartuar problema matematikore me fakte nga historia bullgare. Ky libër i ri ndihmës do të jetë dhuratë për fëmijët bullgarë në shkollat ​​e së dielës jashtë vendit.

Mes hartuesve të koleksionit ka edhe historianë bullgarë. Njëri prej tyre është Prof. Andrej Andreev nga Universiteti Veliko Tërnovo. "Këtu përdoret një metodë nga Rilindja jonë. Qëllimi është të stimulohet interesi jo vetëm për matematikën, por edhe për të kaluarën e Bullgarisë", thotë Prof. Andreev për BNR-"Horizonz" dhe shtoi: "Ne kemi bërë shumë përpjekje, kemi pasur dhe mosmarrëveshje. Ne u përpoqëm të japim besueshmëri historike. Bullgarët jashtë i bashkon dashuria dhe interesimi për gjithçka bullgare - histori, kulturë dhe gjendja aktuale. Ata ua përcjellin edhe fëmijëve të vet. Gjithçka është vullnetare.".

Foto: 24may.bg

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qendra ekonomike e Bullgarisë Veriperëndimore - Vraca, feston

Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në..

botuar më 25-06-01 6.50.PD

Karllovo mirëpret mijëra mysafirë për "Festën e Trëndafilit"

Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos. Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të..

botuar më 25-05-31 9.05.PD

Zyrtarisht – fillon sezoni turistik veror 2025

Sezoni veror 2025 fillon zyrtarisht sot, 31 maj, në Pomorie . "Pomorie zë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Bullgarisë dhe ofron një kombinim të shkëlqyer të detit, historisë, kulturës, balneologjisë dhe SPA-së", njofton Ministria e..

botuar më 25-05-31 8.05.PD