Deri më 2 prill, banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit mund të njihen me një ekspozitë kurioze. Galeria "Sinteziz" prezanton librin me fotografi të fotografit të ri dokumentar Denisllav Stojçev me titullin "Së bashku për një kohë të shkurtër". Në periudhën ndërmjet viteve 2010 dhe 2016, që përkon me vitet e tij të fundit në shkollën e mesme në qytetin Jamboll dhe fillimin e studimeve në Sofje, Denisllav ka fotografuar miqtë dhe njerëzit e tij të afërt, duke krijuar një lloj portreti të brezit të tij.
Brezi Y u përket të gjithë njerëzve të lindur midis mesit të viteve 1980 dhe fundit të viteve 1990. "Ne nuk jetuam komunizmin dhe ndoshta kjo është arsyeja se pse nuk jemi aq rebelë sa ata që u rritën para nesh. Jemi më pak introvertë dhe të fiksuar pas rrjeteve sociale sesa brezi pas nesh, por i mbrojmë zonat tona të komfortit. Ky është kalimi ynë nga fëmijëria drejt pjekurisë, i cili përkoi edhe me fundin e pasigurt të tranzicionit bullgar”, thotë Denisllav Stojçev.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: facebook.com/gallerysynthesis.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..