Bullgaria mund të mbështetet në përkrahjen e Gjermanisë për anëtarësimin në Eurozonë dhe heqjen e kufijve tokësorë në Shengen. Kancelari gjerman Olaf Sholc e dha këtë garanci në një bisedë me kryeministrin Nikollaj Denkov në Bruksel, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Denkov foli “sy më sy” edhe me kryeministrin e Finlandës, Peteri Orpo, i cili gjithashtu siguroi se Helsinki e mbështet Bullgarinë për Eurozonën dhe Shengen. Denkov i njohu partnerët me situatën fiskale në vend, borxhin e ulët të jashtëm dhe deficitin. “Ne presim që inflacioni të jetë brenda rregullave të Mastrihtit deri në fund të vitit. Jemi duke punuar për datën 1 janar 2025 për sa i përket Eurozonës”, theksoi kryeministri. Kryeministrat e Holandës, Belgjikës, Sllovenisë dhe Estonisë - Mark Rjute, Aleksandër de Kro, Robert Golob dhe Kaja Kalas - gjithashtu dhanë mbështetjen e tyre për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë dhe rënien e kufijve tokësorë të Shengenit.
Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..
Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..
Bullgaria është ndër vendet në Evropë ku mushkonjat tiger që mbartin viruse si dengo dhe zika, janë vendosur përhershëm. Kjo është raportuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Qendra paralajmëroi se ka një rritje të..
Mbi 30 shkencëtarë nga 12 vende po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar cirilik “Alfabeti, gjuha, identiteti”. Ai filloi në Pallatin Kombëtar të Kulturës..
PP-DB dyshoi në mundësinë e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor për të formuar një qeveri. Në një konferencë në parlament, bashkëkryetari i..
Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata dhe breshër. Në pjesën lindore do të mbajë..