Nuk do të shpallet epidemi gripi në Sofje, u tha gazetarëve Ministri i Shëndetësisë Hristo Hinkov. Ai shtoi se niveli i incidencës së gripit dhe sëmundjeve akute të frymëmarrjes është në rënie si në kryeqytet, ashtu edhe në vend. Në rajonin e Sofjes është ende e lartë, prandaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtojë nëse do të ketë pushime, apo do të ketë mësime online. Numri më i madh i personave që vuajnë nga gripi dhe sëmundjet akute të frymëmarrjes është në rajonin e Sofjes - 311 për 10 000 njerëz, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare të datës 4 shkurt. Incidenca më e ulët është në kryeqytet - 108 për 10 000 njerëz, dhe në rajonin e Razgradit - 99 për 10 000 njerëz.
Ministria e Shëndetësisë po përgatit një program për testimin në shtëpi të kancerit të zorrës së trashë dhe qafës së mitrës. Testet do të jenë falas dhe do të shpërndahen nga mjekët e përgjithshëm dhe inspektoratet rajonale shëndetësore, njoftoi..
Mosha e daljes në pension nuk duhet të ndryshohet - ky qëndrim u shpreh nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Ai kujtoi se sipas ligjit, deri në vitin 2037ajo duhet të mbushë 65 vjeç...
Banorët e Sofjes po protestojnë sot kundër dy sindikatave më të mëdha, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare. Demonstrata e tyre do të zhvillohet nën moton "Jo përparësisë së punës me kualifikim të ulët mbi dijen". “Eventi është një iniciativë..
Shumica e "vendasve" (pjesëmarrës në bandat rinore që kanë lindur në vendin tonë vitet e fundit) janë identifikuar tashmë dhe po punohet me prindërit e..
Më shpesh, punëtorët e huaj në Bullgari punojnë në sektorët e turizmit, ndërtimit dhe transportit. Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare Atanas..
Të premten do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re shiu dhe në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra, përkohësisht intensive - të..