Një festë sportive për nder të mbajtëses së medaljes së vetme të artë olimpike në biatlon Ekaterina Dafovskës, organizon sot komuna e qytetit Çepellare. Gjatë këtij viti mbushen 26 vjet nga paraqitja e mrekullueshme e kampiones bullgare në Lojërat Olimpike në Nagano.
Shumë lojëra dhe gara presin vizitorët e qytetit të malit Rodopa. Programi do të hapet me mirëseardhjen e kampiones olimpike, kryebashkiakut Boran Haxhiev dhe snowboardistit më të mirë bullgar Radosllav Jankov. Pas kësaj parashikohen gara të ndryshme, zbritje me sajë dhe stafetë për fëmijë. Gjithashtu janë të planifikuara gara në ski dhe snowboard.
Një nga atraksionet do të jetë edhe demonstrimi i qitjes me pushkë laser, të cilën do ta bëjnë anëtarët e klubit sportiv “Rozhen Çepellare – 2016” me kryetare Ekaterina Dafovska.
Foto: arkiv, chepelare.org, arkiv personalSulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..
Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut të fortë të tenisit në Indian Wells. Tenisti më i mirë bullgar theu rezistencën e veteranit francez Gael Monfis me rezultatin 7-6 (4), 4-6, 7-6 (2) pas më shumë se tre orësh lojë. Bullgari..
Raundi i dytë i kampionatit individual evropian të shahut klasik për femra në ishullin Rodos rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm për femrat bullgare...