Një festë sportive për nder të mbajtëses së medaljes së vetme të artë olimpike në biatlon Ekaterina Dafovskës, organizon sot komuna e qytetit Çepellare. Gjatë këtij viti mbushen 26 vjet nga paraqitja e mrekullueshme e kampiones bullgare në Lojërat Olimpike në Nagano.
Shumë lojëra dhe gara presin vizitorët e qytetit të malit Rodopa. Programi do të hapet me mirëseardhjen e kampiones olimpike, kryebashkiakut Boran Haxhiev dhe snowboardistit më të mirë bullgar Radosllav Jankov. Pas kësaj parashikohen gara të ndryshme, zbritje me sajë dhe stafetë për fëmijë. Gjithashtu janë të planifikuara gara në ski dhe snowboard.
Një nga atraksionet do të jetë edhe demonstrimi i qitjes me pushkë laser, të cilën do ta bëjnë anëtarët e klubit sportiv “Rozhen Çepellare – 2016” me kryetare Ekaterina Dafovska.
Foto: arkiv, chepelare.org, arkiv personalUltramaratonisti i verbër malor Viktor Asenov tani është pjesë e Sallës së Famës të Everesting, raportoi Sportal.bg. Nga data 21 deri më 23 mars, Viktori i paepur, siç është i njohur vrapuesi, ka bërë 19 ngjitje të njëpasnjëshme pa gjumë nga..
Qyteti i Tërgovishtes po pret një tjetër edicion të garës së orientimit të Kupës së Pashkëve. Nga data 18 deri më 21 prill, rreth 500 garues nga Bullgaria, Zvicra, Rumania, Moldavia dhe Ukraina do të konkurrojnë në qytet. Garat janë në distanca të..
Nga 15 deri më 17 prill, legjenda e futbollit bullgar dhe botëror Hristo Stoiçkov do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Moldavi, njoftoi BTA. Programi i tij përfshin Kishinau, Sinxhera dhe Taraklia me vizita në shkolla dhe fusha futbolli...