Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

16 vjetori i pavarësisë së Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje shënon 16 vjetorin e pavarësisë

Foto: Facebook/Ambasada e Kosovës në Sofje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje shënon 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada me praninë e tyre e kanë nderuar drejtues e zyrtarë të institucioneve, ambasadorë e diplomatë të vendeve mike të Kosovës, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të mediave, kulturës, biznesit, shoqërisë civile dhe diasporës. 

Ambasadori Haxhi Bajraktari në fjalët e tij përshëndetëse shprehu, se ndjehet i privilegjuar që së bashku dhe mes miqsh shënohet 16-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo është dita më e rëndësishme në historinë e vendit, shtyllat e të cilit janë ndërtuar mbi sakrificën, vendosmërinë dhe kontributin e të gjithë qytetarëve. 

“Rruga drejt krijimit të vendit tonë ka kaluar shumë sfida dhe vuajtje, e njëkohësisht e mbushur me dashuri të jashtëzakonshme për Atdheun! Të nderuar të ftuar, për mua është vetëm muaji i pestë si Ambasador në Sofje dhe gjatë kësaj periudhe relativisht të shkurtër, më duhet të them se tashmë e kam ndjerë mirësinë që kanë treguar ndaj meje të gjitha institucionet e Republikës së Bullgarisë. Në fakt, kjo nuk është diçka e re, pasi mbështetja e Bullgarisë për Kosovën tashmë është bërë traditë. Bullgaria i ka qëndruar përkrah Kosovës në çdo proces, në çdo iniciativë, në çdo tryezë. Prandaj, në emër të Institucioneve të Republikës së Kosovës ju falënderoj dhe ju jemi shumë mirënjohës!”- tha Ambasadori Bajraktari. 

Në mbrëmjen e shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të pranishmit kishin mundësinë të shijonin pjesë të zgjedhura muzikore të interpretuara nga sopranoja Besiana Mehmedi dhe pianisti Shkëlzen Baftiari si dhe ekspozitën e fotografit të njohur Arton Krasniqi.

Foto: Facebook/Ambasada e Kosovës në Sofje
Publikoi në shqip: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD

Shpërndarja e vendeve të eurodeputetëve nga Bullgaria është e qartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..

botuar më 24-06-13 9.39.PD

U bë traditë që bullgarët jashtë vendit të votojnë për ata që shprehin ndjenja proteste

Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..

botuar më 24-06-12 7.05.PD