Më 19 shkurt mbushen 151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit. Të shumta janë veprat popullore kushtuar Apostullit të Lirisë Bullgare.
Në fondin e pasur të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ruhen një sërë këngësh të cilat na e mbajnë të gjallë kujtimin për këtë revolucionar të madh bullgar. Ndër to është edhe "Kënga për Levski" me aranzhim të Hristofor Radanov. Kjo këngë u incizua në vitin 1955 nga këngëtarja popullore e krahinës së Trakisë Donka Koleva. Ajo lindi në vitin 1959 në qytetin Rudozem të Bullgarisë Jugore, por fati e çoi në fshatin e lindjes së burrit të saj Karavellovo, rajoni i qytetit Karllovo. Nikollaj Kolev gjithashtu ishte muzikant popullor dhe bashkë me të në mesin e viteve 80-të të shekullit të kaluar krijuan orkestrën "Rozova Dolina" (Lugina e Trëndafilave), e cila u bë një nga grupet më të njohura në Traki. Ka vite që jetojnë në SHBA, por nuk ndalojnë së përhapuri folklorin bullgar.
Repertori i Donka Koleva përfshin këngë trake të krijuara në Luginën e Trëndafilave, rajonin midis maleve Stara Planina dhe Sredna Gora - pikërisht aty ku jetonte Apostulli. Midis tyre është edhe “Kënga për Levski”, të cilën mund ta dëgjoni në programin “Bullgaria Sot” më 19 shkurt.
Më 20 janar, Kisha Ortodokse kremton të nderuarin Shën Evtimij, Patriarkun e Tërnovos. Shën Evtimij Tërnovski lindi në vitin 1327 në qytetin Tërnovo. I dhuruar nga Zoti me dhunti të pasura, Evtimij që kur ishte shumë i ri u dallua me dije..
Shën Antoni ose Babi Antoni ishte një murg asket egjiptian, i konsideruar si themeluesi i murgjërisë. Ai ishte i Pari i të ashtuquajturve oshënar vetmitar, mentor shpirtëror i qindra vetmitarëve. Ai lindi rreth vitit 251 në Egjiptin e Mesëm në një..
Me rastin e 124 vjetorit të vënies në lëvizje të tramvajit të parë në Sofje më 14 janar 1901, Transporti Elektrik Metropolitan dhe Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Vizitoni Sofjen) organizojnë një udhëtim falas në një tramvaj retro. Gjatë turneut,..