Shpenzimet e mbrojtjes, porositë e avionëve luftarakë amerikanë F-16 për Forcat Ajrore Bullgare, politikat mbrojtëse të Evropës, dyshimet për anashkalimin e sanksioneve energjetike kundër Rusisë, stabiliteti i demokracisë në Bullgari. Këtyre pyetjeve të nxehta iu përgjigj kryeministri Nikollaj Denkov në programin “Hard Talk” të BBC, të transmetuar mëngjesin e 20 shkurtit.
Denkov siguroi se Sofja po bën gjithçka që është e mundur për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve kundër Rusisë. Lidhur me dyshimet për aktivitetet e "Lukoil - Neftohim", Denkov vuri në dukje se shpesh bëhen deklarata, të cilat më pas nuk mbështeten me prova. “Në nivel kombëtar, në kuadrin e rregulloreve evropiane, ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme, rrjedhim i këtyre kërkesave, por kjo nuk mjafton, sepse problemi është në radhë të parë në nivel evropian dhe jo aq në nivel të vendeve individuale, përfshirë Bullgarinë”, tha Denkov.Presidenti Rumen Radev ia referoi sot çështjen Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të detyrueshëm të Kushtetutës dhe për të shpallur të pavlefshëm refuzimin e kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, për të paraqitur për shqyrtim nga..
Vetëm 2 kilometra kanë mbetur për t’u ndërtuar në anën bullgare të korridorit hekurudhor, i njohur si Korridori Nr. 8, i cili do të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë e njoftoi Sekretari i..
Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur..
Ambasadori i BE-së në Shkup bëri gërmimin e parë për një pikë të re kufitare Filloi puna për ndërtimin e pikës kufitare Markova Noga..